Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kadrijaj: Nëse Kosovës i ka ardhë një marrëveshje e keqe, e mbajtë me shëndet Kurti e Osmani

Gazeta10
08 November 2022 - 18:09

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pranon çdo marrëveshje që të përfshirë ka njohjen dhe respektimin e sovrantietit e integritetit të Kosovës.

Kadrijaj në Info10, më tej ka deklaruar se nëse Kosovës i është ofruar një marrëveshje e keqe, fajet i ka lidershipi i vendit, konkretisht Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti, transmeton Gazeta10.

“Aleanca gjithmonë ka thënë se e pranojnë çdo marrëveshje që e ka njohjen, kur respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, kur respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. AAK-ja i ka gjitha këto parime dhe i kemi bërë të gjitha këto. Nëse eventualisht ka ardhë një marrëveshje e keqe, fajet i ka lidershipi i Kosovës, qasja e lidershipit karshi faktorit ndërkombëtar, karshi aleatëve tanë. Nëse na ka ardhë keq një marrëveshje e keqe, e bajt me shëndet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, zv/ministri i cili merret me dialogun dhe ministrja e punëve të jashtme”, ka thënë ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.