Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kadrijaj nga foltorja: Turpi e ka emrin Albin Kurti, është bllokues – Ça s’iu pëlqen s’e pranojnë

Gazeta10
05 Korrik 2025 - 21:37

Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë fjalës së saj të mbajtur në foltoren e Kuvendit, ka kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurti, duke thënë se ky fundit dhe kjo parti janë bllokues.

Ajo ka thënë edhe se VV-ja e Kurti, pranojnë atë që ju pëlqen, por se pranojnë atë që s’iu pëlqen.

Po ashtu, Kadrijaj ka thënë edhe se ajo çfarë po ndodh me Kuvendin është turp, dhe se, turp ka emrin Albin Kurti.

‘‘Po e shihni qëllimin e bllokadës, po e shihni qëllimet e Kurtit dhe VV-së për të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Ne kemi dhanë alternativë, kemi dalë prej qëndrimeve prej të ish partive opozitare, e kemi propozuar një kandidat për komision që është deputeti Kurti, nuk e  di pse na ftojnë prapë me propozuar. Ne kemi dhënë zgjidhje, alternativa, kemi thënë se jemi për konstituimin e kuvendit por njëkohësisht jemi edhe për respektimin e vendimit të Kushtetueses, gjë që Kurti dhe VV-ja nuk po e respekton. S’është hera e parë që vendimet e Kushtetueses nuk respektohen nga Kurti dhe VV-ja, sepse ju e dini që këta qëllimshëm kanë bë ligje anti kushtetuese.  Ajo çka ju pëlqen e pranojnë, ajo çka s’iu pëlqen nuk e pranojnë, dhe këta jan bllokues, Kurti është bllokues. Në lidhje me rastin e sotëm, si është e mundur që evakuohen deputetët, deputetët e VV-së bashkë me kabinetin strehohe në objektin e qeverisë, ndërsa ne si deputetë të ish-opozitës detyrohemi të shkojmë në kafene për me prit se kur do të fillojë seanca. Kjo çfarë po ndodh është një turp, dhe turpi në këtë rast e ka emrin Albin Kurti’’, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.