
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se është befasuar me qëndrimin e Kurtit në seancën e Kuvendit, me gjithë situatën e tensionuar në veri.
Kadrijaj në Prime Time madje, ka akuzuar kryeministrin, Kurti se me vendimet e tij në raport me shtetin serb pa koordinim me faktorët ndërkombëtar, ka lënduar këto raporte, veçmas me SHBA-të, shkruan Gazeta10.
“Çuditërisht mu ka dukë që në situiatën e krijuar në veri me barrikda, dhe qëndrimin e Kurtit me orë të tëra në parlament, e kam përcjell me shqetësim, sepse një kryeministër në një situatë të tillë do e kishte të pamundur të qëndronte. Nuk ish dashtë që me verpimet e tij të pamatura dhe të pakoordinuara me faktorin ndërekombëtar sidomos me SHBA-të, me sjell këtë gjendje në very. Ai filloi me targat, dhe më pas vendimet tjera, nuk prodhuan asgjë. Pasi Kurti, sërish u rikthye në pikën zero. Nuk kemi afat fare për implementimin e targave. Dhe në fakt me këto veprime i lëndoi raportet me SHBA-të. Nuk e kam kuptuar pse kaq nguti e Kurtit dhe Osmanit, me këto vendime”, tha Kadrijaja në Prime Time. /Gazeta10