Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kaja Kallas krahason Trumpin me Putinin për kërcënimin e Greenlandës

Gazeta10
20 Janar 2026 - 16:35

BE-ja do të mbajë qëndrimin e saj në lidhje me Greenlandën, tha Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë e bllokut për punët e jashtme, e cila koordinon diplomacinë e shteteve anëtare.

“Asnjë vend nuk ka të drejtë të pushtojë territorin e një tjetri, as në Ukrainë, as në Greenlandë”, u tha Kallas delegatëve në Parlamentin Europian.

“Kërcënimi i Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj tetë vendeve që e kundërshtuan atë për Greenlandën minoi prosperitetin si të BE-së ashtu edhe të ShBA-së”, shtoi ajo.

Komentet e Kallas pasqyruan një deklaratë që ajo bëri dje, pas takimit me ministrin e mbrojtjes të Danimarkës dhe ministrin e jashtëm të Groenlandës dje lidhur me kërcënimet e Trump.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.