
Gazetari Vehbi Kajtazi i është përgjigjur ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili sot akuzoi atë gazetari Berat Buzhala kinse ata dy janë bërë pjesë e “luftës hibride të Serbisë”.
Gazetari Kajtazi ka thënë se nuk e ka pritur që Sveçla i frikësohet Kajtazit. Ai ka ironizuar me të teksa është shprehur se “nuk i godet policët me tulla” siç kishte bërë Sveçla.
Kajtazi i ka thënë Sveçlës se nuk financohet nga Serbia e as nuk ka folur me kriminelin serb Milan Radojiçiq, e as nuk i ka plagosë policët e Kosovës, por këtë e ka bërë partia në pushtet.
“Te dua, keshtu siç je, dmth totalisht i pa dijshem!”, ka shkruar Kajtazi. /Gazeta10/
Reagimi i plotë: