Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kalimi i afatit për ndryshimet në Ligjin për Paga, Tahiri: Qeveria Kurti do ta përmbyllë mandatin duke lënë kaos në administratë

Gazeta10
07 August 2024 - 19:27

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti e ka nisur mandatin me shkelje dhe se do ta përmbyllë duke lënë kaos në administratën e shtetit,.

Këtë reagim e ka bërë duke iu referuar kalimit të afatit që Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë Qeverisë për korrigjimin e shkeljeve në Ligjin për Paga në Sektorin Publik.

“Sot, kur kanë kaluar mbi gjashtë muaj që Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë afat qeverisë për t’i korrigjuar këto shkelje, kjo qeveri vazhdon që pasivisht t’i afirmojë shkeljet e veta, sepse nuk ka asnjë interes të bëjë diçka ku nuk sheh hapësirë për ndëshkim dhe penalizim të sektorit publik. Kjo qeveri e nisi me shkelje, dhe do ta përmbyllë duke lënë pas kaos në administratë të shtetit”, ka shkruar Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.