Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kalon në personale Kastrati-Gashi: “Analfabet funksional”- A e din aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese?

Gazeta10
19 December 2023 - 21:30

Komentatori Politik Belrim Gashi dhe deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati janë përplasur ashpër në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal10, përderisa kanë debatuar mbi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin.

Gashi ka pyetur deputetin Kastrati se pse po fshihet prapa gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke insistuar qëndrim politik lidhur me draftin e Asocacionit.

“A ke guxim me dhënë mendim politik”, ka pyetur Gashi

Më pas deputeti Kastarati ka kaluar në personale ndaj Gashit.

“Unë e di që t’i s’je analfabet funksional. Por po sillesh si i tillë”, kështu i është drejtuar deputeti Kastrati analistit Gashi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Gashit duke i kërkuar përgjigje ne çështjet e ngritura politike.

“Jep përgjigje nëse do me dhënë, ofendimet mbajë për vete”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.