
Drejtori i mediumit “Paparaci”, Vehbi Kajtazi, ka thënë se kameramani i tyre u arrestua pa asnjë bazë ligjore. Ai ka kërkuar përgjegjësi nga shteti.
Kajtazi në një lidhje direket në emisionin “Adresa” ka thënë se kameramani ishte duke marrë pamje kur u arrestua dhe u mbajt për tri orë në stacion.
“Ne kemi marrë ankesa nga prindërit që nga 1 shtatori, policë, mbrojtja e afërt, vetura të blinduara po shkaktojnë pakënaqësi tek prindërit dhe fëmijët dhe sot ka shku kameramani për të parë së çfarë po ndodh dhe natyrisht me kamerë ka marrë pamje dhe është arrestuar pa bazë ligjore, nuk ka vepër penale, e kanë mbajt më shumë se tri orë pa bazë ligjore dhe në fund e kanë liru”, ka thënë Kajtazi. /Gazeta10