
Drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti, ka ndarë disa momente pak ditë para se televizioni Kanal 10 të kalojë në objekt të ri si dhe të fillojë edhe projekte të reja, raporton Gazeta10.
Ahmeti ka thënë se ia kanë dalur për ta dërguar mediumin Kanal10 në një tjetër dimension profesional si dhe në objekt të ri.
Ai ka thënë se kjo po bëhet e mundur duke iu falënderuar punës së palodhëshme dhe 80 klientëve me të cilët kanë marrëveshje bashkëpunimi.
“Ia dolem, sepse ne krijimin e ambientit qe zgjati plot 10 muaj, na u bashkuan 40 kompani te ndryshme qe njehere tjeter do t’i falenderoj nje nga nje”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti.
Tutje, Ahmeti ka thënë se është krenar që së bashku me të rinjë e të reja po e ndërtojnë një medium kredibil dhe profesional.
Këtu keni statusin e plotë:
“Nje tregim i gjate do te jete momenti kur do te mund te shkruaj e tregoj per cdo gje qe po ndodh ne kompanine tone mediale.
Por ka nje arsye pse nuk shkruaj shpesh per 10-shin.
Eshte pune e lodhshme. Eshte pune qe me ka ba me e harru idene e endjes nga kafja ne kafe neper Prishtine per te ba thashetheme e analiza te dites qe pastaj i riperserite ne mbramje.
Eshte puna qe me ka ba me harru jeten e nates e bile edhe mos me shku ne dasma .
Nuk po ankohem. Sepse mungesa e punes do te duhej te ishte problem. Jo puna.
Keto dite do te duhet te shkruaj me shume per te treguar se si i’a dolem qe brenda 24 muajve plot sfida, te papritura dhe entuziazem e pune ta bajme 10-shin median me plot kredibilitet e profesionalizem, me nje ambient fantastik qe nuk do te jete vetem TV.
Per cdo gje qe shihni keq, fajtor ju lus te me leni mua.
Per cdo gje te mire, dijeni qe eshte rezultat i nje gjenerate te re, djem e vajza qe nuk i pritojne punes dhe qe e kane kuptuar se media nuk eshte vetem argetim, por edhe sherbim ndaj klienteve e shikuesit.
Ia dolem sepse na besuan 80 klientet qe reklamojne rregullisht ne televizionin tone.
Ia dolem, sepse ne krijimin e ambientit qe zgjati plot 10 muaj, na u bashkuan 40 kompani te ndryshme qe njehere tjeter do t’i falenderoj nje nga nje.
Ndoshta nuk do te mund te shkruaj aq sa duhet te merkuren kur i mbushim 2 vjet dhe na bashkohen edhe dy produkte te reja te lezetshme. Ndoshta nuk do te mund te shkruaj as te henen e ardhshme kur do te mund te na ndiqni nga nje dimension i ri shume profesional, por kjo nuk ndodh sepse nuk kam cfare te them. Nuk do te mund ta beje sepse do te duhet qe 12 nga 24 oret te jem duke lidhur kablla, testuar sinjal e pergaditur studio bashke me djemte e teknikes.
Ashtu sic ishim qe 10 muaj duke u perballur me knaufin, dyert e dritaret, nivelizimin, rrymen, planifikimin e shumecka tjeter.
Cfaredo qe te jem duke bere, ta dini se jemi krenar.
Krenar qe vendit po i ndertojme nje media kredibile dhe konkuruese. Krenar qe po i prije ekipit me te ri ne moshe, energji, vizion dhe dashni per profesionin dhe vendin.
Faleminderit dhe na prifte e mbara!
P.S. foto para dhe pas 10 muajsh ne ambientet e reja”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10