Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka paralajmëruar Kinën që të mos dërgojë armë në Rusi. Kjo deklaratë e tij vjen pasi Gjermania dhe partnerët e tjerë po mbajnë bisedime me qeverinë në Kiev për “angazhimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën”.
“Është e qartë se ne do të ndihmojmë Ukrainën për të arritur paqen”, paralajmëroi lideri gjerman përpara dhomës së ulët të parlamentit gjerman, Bundestagut, raporton Euro News, përcjell Gazeta10.
“Kjo është arsyeja pse ne po diskutojmë me Kievin dhe partnerët e tjerë për angazhimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën,” shpjegoi Scholz, i cili do të takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten.
“Por premtimet për siguri presupozojnë në mënyrë imperative që Ukraina do të mbrohet me sukses në këtë luftë,” argumentoi kancelari gjerman, duke premtuar se Gjermania do të vazhdojë ndihmën e saj për Ukrainën.
Kancelarja Scholz i bëri thirrje gjithashtu Kinës, e cila dyshohet nga Uashingtoni se dëshiron të dërgojë armë në Moskë.
“Mesazhi im për Pekinin është i qartë: përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të kërkuar tërheqjen e trupave ruse. Dhe mos i jepni armë agresorit rus,” paralajmëroi Scholz./Gazeta10/