Gazeta10

Kanita vjen me një super Hit në Oriental House (VIDEO)

Këngëtarja dhe artsistja e njohur nga Maqedonia e Veriut, Kanita Suma, ka publikuar këngën e saj të radhës e titulluar “Alone”.

Pa dyshim një super hit i punar nga “Deda Music”, Deard Sylejmani, ndërsa me teskt të shkruar nga vetë artistja.

Mirëpo këto nuk do të jenë projektet e vetme të Kanitës të cilat po synojnë audiencën në botë, zemrat e të cilave tashmë vetëm i ka fituar me këngën “Don’t let me go”.

Ekskluzivisht për Gazetën Infokus, Kanita ka treguar se është duke punuar dhe së shpejti do të vijë me një këngë të re në shqip, e po të njëjtit zhanër, por edhe me instrumente tradicionale të lidhura me modernen që pritet të vijë në muajin qershor.

Kujtojmë se Kanita qysh në moshë të re është marrë me muzikë ku ka fituar një sërë çmimesh në projekte televizive dhe ka marrë pjesë në festivale të njohura shqiptare.

Kanita Suma ka lindur më 26 korrik 2001 në një familje shqiptare në qytetin e Shkupit, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, aktualisht Maqedonia e Veriut.

Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, Kanita mori vëmendje ndërsa mbajti audicione për serinë e dytë të X Factor Albania më 2012 dhe përfundoi në vendin e katërt.

Ajo vazhdoi karrierën e saj muzikore dhe mori pjesë në Kënga Magjike në dy raste, më 2014 dhe 2018.

Në vitin 2019, ajo mori pjesë në konkursin para-përzgjedhës Festivali i Këngës, në mënyrë që ta përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2020 me këngën “Ankth”.

Në janar të vitit 2020, u publikua kënga “Fllad” dhe arriti numrin e shtatëdhjetë e tetë në Shqipëri.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut