Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kaos nga zjarri te Syri i Kaltër në jug të Shqipërisë, evakuohen turistët

Gazeta10
11 August 2025 - 17:03

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pranë zonës së Syrit të Kaltër në Sarandë në jug të Shqipërisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt këtë monument natyror të mbrojtur.

Lapsi.al shkruan se burime të besueshme kanë bërë të ditur se të gjithë turistët janë evakuuar me shpejtësi nga zona për shkak të përhapjes së flakëve.

Aktualisht në terren ndodhen vetëm efektivët e MZSH Finiq, ndërsa mungon mbështetja nga ajri, çka e vështirëson ndjeshëm përballimin e situatës.

Nëse nuk ndërhyhet urgjentisht me helikopterë ose avionë zjarrfikës, ekziston rreziku real që zjarri të prekë vetë burimin e Syrit të Kaltër dhe biodiversitetin përreth tij. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për gjendjen në terren.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.