Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Jarinjë

Gazeta10
19 December 2025 - 9:33

Të premten, gjatë kontrollit të një automjeti në pikën kufitare të Jarinjës, janë zbuluar mbi 10 mijë euro të padeklaruara.

Policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për rastin.

“Me datë 18 .12.2025 hyrje të RKS-së është selektuar për vijën e dytë të kontrollit një automjet me targa te Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb.Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur mjete monetare të padeklaruara në euro dhe dinarë, në vlerë totale prej 10,206.84 euro”, thonë nga policia.

Lidhur me rastin, për procedura të mëtejme është angazhuar Dogana e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.