Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapet në Gjermani një i dyshuar për vrasjen e vitit 2022 në Kaçanik, ekstradohet në Kosovë

Gazeta10
16 September 2023 - 19:55

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se është ekstraduar një person i cili dyshohet për vrasje të rëndë në Kaçanik që kishte ndodhur me datën 10.05.2022, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, saktësisht tek endi i quajtur “Fusha Pajtimit’’.

Sektori Rajonal i Hetimeve pas punëve intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kishte identifikuar dhe ishte vënë në ndjekje të personave të dyshuar: H. Q ( M/K) i moshës 38 vjeçar dhe L. T ( M/K) i moshës 22 vjeçar.

Me kërkesë të autoriteteve vendore, sot, datë 16.09.2023, autoritetet e shtetit të Gjermanisë kanë ekstraduar në aeroportin e Prishtinës të dyshuarin L.T ( M/K ) i moshës 22 vjeçar, i cili ditë më parë është arrestuar në Gjermani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.