Gazeta10

“Kapja” e RTK-së, për drejtorin e ri 5 organizata ndërkombëtare i shkruajnë Kurtit

Pesë organizata ndërkombëtare për lirinë  e medias i kanë shkruar një letër të përbashkët Kryeministrit Albin Kurti, pas zgjedhjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvallës, drejtor në kanalin televiziv të RTK-së.

Qendra Evropiane për Shtyp dhe Liri të Medias (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF), Article 19 Europe, i janë drejtuar Kryeministrit Kurti me një letër, pas reagimeve ndaras që kanë bërë rreth emërimit të Gërvallës drejtori i kanaleve të RTK-së në shqip.

Sipas këtyre organizatave, zgjedhja e drejtorit të ri që ka lidhje me partinë në pushtet, i minon reformat që kishin nisur në televizionin publik.

Këto organizata i kanë kujtuar Kurtit reagimet që disa prej tyre i kanë bërë, para se Bordi i RTK-së ta zgjedhë Gërvallën në krye të RTK-së.

“Standardet e Këshillit të Evropës  në këtë proces janë të qarta: emërimet nuk mund të bëhen për të ushtruar ndikim politik apo ndonjë ndikim tjetër mbi funksionimin e medias publike. Individët e emëruar në pozita drejtuese në transmetuesin publik duhen po ashtu të jenë plotësisht të pavarur nga të gjitha partitë politike dhe interesat e caktuara”, thuhet në letrën dërguar Kryeministrit.

Organizatat i kanë thënë Kurtit se raportimet e mediave në Kosovë e kanë treguar lidhjen e qartë që Gërvalla e ka me Vetëvendosjen.

“Organizatat tona besojnë që këto lidhje e vëjnë në dyshim integritetin e procesin dhe rrezikojnë të dëmtojnë më tej besimin publik në autonominë politike të transmetuesit”.

Organizatat ndërkomëbtare kanë sugjeruar që të organizohet një proces i ri rekrutimi nga ku duhet të zgjidhet një kandidat profesional, që s’ka lidhje me Qeverinë apo ndonjë parti politike.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut