Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘‘Karate’’ president, Nagavci distancohet nga Bardiqi: Qasja e tillë është gabim, s’është e duhura

Gazeta10
28 Prill 2026 - 11:32

Mesazhet e bëra publike tregonin se Naim Bardiqi kishte shkruar që presidenti të zgjidhet “në mënyrën karate”, duke shtuar se më pas duhet pritur vendimi i Gjykata Kushtetuese, i ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të VV’së Arbërie Nagavci,

Nga ky mesazh u distancua  Nagavci ku u shpreh se VV’ja ka qëndrime të përbashkëta duke e quajtur “gabim” qasjen e Bardiqit.

“Është gabim një qasje e tillë. Ne si grup parlamentar kemi qëndrime publike dhe i marrim si grup parlamentar. Qasja e tillë nuk është e duhura.”, u shpreh Nagavci.

Bardiqi u justifikua se komunikimi i tij privat është interpretuar gabimisht dhe është nxjerrë jashtë kontekstit.

Në paraqitjen e tij në RTV Dukagjini, Bardiqi deklaroi se publikimi i mesazheve përbën cenim të privatësisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.