Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Karim Benzema me një rekord të ri te Real Madrid

Gazeta10
16 February 2023 - 11:35

Sulmuesi francez i Real Madrid, Karim Benzema ka thyer një rekord të ri me Real Madrid në ndeshjen e të mërkurës mbrëma ndaj Elche.

Me dygolëshin e shënuar mbrëmë, Karim Benzema kalon legjendën spanjolle, Raul Gonzalez për t’u pozicionuar në pozitën e dytë si golashënuesi më i mirë i Real Madrid në histori të La Liga, duke shënuar 230 gola.  

Mirëpo, Benzema do të ketë punë që të kalojë në vendin e parë në listë, pasi që Cristiano Ronaldo ‘mbretëron’ aty me 311 gola të shënuar në elitën spanjolle me fanelën e Real Madrid.  

Topi i Artë i vitit 2022 këtë sezon në La Liga ka 11 gola dhe 3 asistime.

Karim Benzema iu bashkua “Madrilenëve” në verën e vitit 2009 nga skuadra franceze, Lyon, ndërsa kontratë me Realin ka deri në përfundim të këtij sezoni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.