Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kastrati i kthehet ashpër Hajdarit: Qeveria Kurti “magarllëk!”

Gazeta10
17 Shtator 2024 - 22:21

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka komentuar katër vite udhëheqëse të qeverisjes Kurti, rapoton Gazeta10.

Sipas tij, ato të cilat po cilësohen suksese nga pushteti aktual nuk mund të quhen të tilla.

“ A ka njohje, nuk ka. A ka Kosova sanksione, ka e si quhet kjo sukes? Trego vetëm një projekt tash e katër vjet, 160 çerdhe e as katër çerdhe…”, deklaroi Kastrati.

Tutje, sipas tij veprimet e kryeministrit Kurti tregojnë për nevojë të egos të sëmurë.

“Është nevojë e tij idelogjike e egos së tij të sëmurë që me bo një republikë të pavarur nga ShBA-të, NATO e kah shkon Kosova e izoluar pa asnjë me Gervallën dhe Kurtin, ku shkon po çfarë është ky magarllëk”, deklaroi Kastrati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.