Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Kastrati me rrëfim emocional: Lajmin për lindjen e djalit e mora në burg, nuk e kam parë 5 vite

Gazeta10
26 Gusht 2025 - 22:17

Maratona e Politikos kushtuar zgjedhjeve lokale këtë të martë ndalet tek qyteti i Malishevës, me kryetar Ekrem Kastratin.

Ekrem Kastrati, kryetar i tanishëm i qytetit të Malishevës, ka rrëfyer një ngjarje prekëse për publikun, e ndoshta për disa edhe ngjarje e paditur.

Kastrati ka qenë  një prej shumë të burgosurve në Burgun e Dubravës dhe ai tregon se momenti më i lumtur për të ka qenë 10 qershori kur e ka kuptuar që forcat serbe nuk janë më në tokat shqiptare dhe se Kosova është çliruar.

Përveç këtij momenti të lumtur që Kastrati e ndan me publikun, ai tregon se si e ka marrë lajmin për lindjen e djalit të tij përderisa ka qenë në burg dhe kur gruaja e tij e ka pyetur atë se si ta quajnë djalin e tyre, i cili sot gëzon emrin Rijard. Ai tregoi se ka qenë disa vite i burgosur dhe djalin e tij e ka takuar pas pesë viteve. Momenti më trishtues për të ka qenë momenti kur e ka takuar për herë të parë djalin e tij dhe ai ka hezituar që ta përqajfojë pasi që nuk e ka njohur babin e tij, por që tani të dy kanë shumë marrëdhënje të mira mes vete si babë e bir./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.