
Edicioni 2024/25 është sezoni i dytë që Federata e Futbollit të Kosovës delegimin e gjyqtarëve e bën me anë të shortit.
Ky veprim i FFK-së për të deleguar gjyqtarët në ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë ishte kritikuar shumë nga ekspertë të futbollit.
Ish-gjyqtari i mirënjohur kosovar, Ismajl Kasumi dhe se kjo formë e delegimit të referëve nuk është aspak e mirë.
“E kam thënë çdo herë se delegimi i gjyqtarëve me short nuk është aspak i mirë. Këtë lloj forme nuk e aplikon asnjë federatë në Evropë, ajo është një dobësi e futbollit tonë. Sa i përket referëve tanë, mendoj se për në rajon janë bindshëm më të mirë se të gjithë”, tha Kasumi në emisionin Kampionët.