Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kate Middleton u dignostifikua me kancer, reagon Presidentja Osmani

Gazeta10
22 March 2024 - 23:51

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë princeshës Catherine të Uellsit, pasi kjo e fundit njoftoi se është diagnostikuar me kancer.

ërmes një postimi në platformën “X”, Osmani i dërgoi lutje dhe urime nga Kosova.

“I uroj princeshës së Uellsit shërim të shpejtë dhe të plotë. Dërgojmë lutjet dhe urimet tona më të mira nga Kosova” shkroi Osmani.

Kujtojmë që Princesha e Uellsit Kate Middleton është diagnostikuar me kancer dhe është në fazat e hershme të trajtimi. Deklarata u bë publike nga vetë Princesha përmes një videoje. Ajo nuk dha detaje për sëmundjen e rëndë, megjithatë theksoi se kur në muajin janar iu nënshtrua një ndërhyrje abdominale, nuk dihej që ishte e prekur nga sëmundja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.