Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Katër persona ikën nga shtëpia e sigurt në Gjakovë – dy gjenden, dy tjerë jo

Gazeta10
13 Maj 2026 - 10:10

Dy nga katër personat që ishin raportuar të zhdukur nga një shtëpi e sigurt në Gjakovë, të mërkurën, janë gjetur nga policia po këtë ditë, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe për dy të tjerët.

Policia ka bërë të ditur se më 12 maj rreth orës tetë është raportuar se “dy femra dhe dy meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia e sigurt dhe nuk dihej vendndodhja e tyre”.

“Pas veprimeve policore, dy persona janë lokalizuar dhe janë kthyer në shtëpinë e sigurt, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për dy personat tjerë”, thuhet në raportin e forcave të rendit për 24 orët e fundit në vend.

Rasti, gjithnjë sipas policisë, është duke u hetuar nga organet kompetente.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.