Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Katër të arrestuar nga aksioni kundër fajdeve në Prishtinë e Podujevë

Gazeta10
17 May 2023 - 9:35

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër fajdesë, meqë rast janë arrestuar katër persona, shkruan Gazeta10.

Të dyshuarit janë arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer verpat penale “Fajdeja”, “detyrimi”, “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm” dhe “Shmangie nga tatimi”.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, është duke e realizuar një aksion ku, me ç ‘rast gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘Fajdeja’ nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘Shmangia nga tatimi’ nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së , ‘Detyrimi’ nga neni 328 par.2 të KPRK-së dhe ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm’ nga neni 294 par 3 i KPRK-së”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.