Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këta janë emrat e katër të plagosurve nga të shtënat në Podujevë

Gazeta10
02 July 2026 - 15:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Podujevë, ku katër persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të armatosur.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas burimeve të Kanal10, të përfshirët në incident janë familjarë, përkatësisht dajë dhe nipa, ndërsa konflikti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Po sipas burimeve të Kanal10, në këtë ngjarje janë përfshirë Fidaim Zejullahu (i lindur më 1990), shtetas gjerman, dhe Agim Xhemajli. Ndërkaq, Argjend Islami (25 vjeç) dyshohet se është një kalimtar i rastit që mbeti i plagosur gjatë incidentit. Burimet bëjnë të ditur se një tjetër person ndodhet ende pa vetëdije dhe identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Rrethanat e plota të ngjarjes janë duke u hetuar nga organet kompetente./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.