Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Katër zyrtarë të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca certifikohen si specialistë të sigurisë dhe shëndetit në punë

Gazeta10
11 March 2026 - 9:44

Katër zyrtarë të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca janë certifikuar si Specialistë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nga Kompania HSK. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se siguria nuk është vetëm reagim në emergjencë, por është përgatitje, profesionalizëm dhe standarde të larta punë çdo ditë.

“Mëngjesin e nisa me katër zyrtarët e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët janë certifikuar si Specialistë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nga Kompania HSK, duke forcuar kapacitetet profesionale për mbrojtjen dhe mirëqenien në institucionet e Kryeqytetit. Siguria nuk është vetëm reagim në emergjencë, është përgatitje, profesionalizëm dhe standarde të larta pune çdo ditë. Kryeqyteti vazhdon të investojë në njerëzit që kujdesen për sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.