Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KB Bashkimi angazhon trajnerin e mirënjohur, dominoi basketbollin me 2016/2017 me Prishtinën

Gazeta10
14 November 2022 - 11:30

Skuadra basketbollistike nga Prizreni, KB Bashkimi ka angazhuar trajnerin e mirënjohur nga Lituania, Audrius Prakuraitis.

“Për të ngritur nivelin e lojës së ekipit tonë, kryesia e KB Bashkimi ka vendosur që ekipit tonë t’i bashkohet një trajner kampion dhe fitues i kupës në Kosovë. Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur nga Lituania, Audrius Prakuraitis, me të cilin synojmë suksese të mëdha me ekipin tonë. Prakuraitis në sezonin 2016/17 pati dominuar plotësisht në basketbollin kosovar, duke fituar titullin dhe kupën me Prishtinën dhe e njeh shumë mirë ligën tone” thuhet në njoftimin e ekipit.

Ai ka karrierë të suksesshme edhe në Rumani, Estoni, Ukrainë dhe Bahrein./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.