
Klubi i Basketbollit “Bashkimi” ka zyrtarizuar nënshkrimin më të ri në skuadër.
Skuadra nga Prizreni ka “goditur” me afrimin e ri, duke nënshkruar me ish-lojtarin e NBA, Terrance Ferguson.
Ferguson ka përvojë të madhe në NBA, duke luajtur mbi 200 ndeshje me fanelat e Oklahoma City Thunder dhe Philadephia 76ers.
Së fundmi lojtari amerikan ishte pjesë e Cape Toën Tigers në Afrikën e Jugut, derisa karrierë ka bërë edhe në Poloni e Greqi, mirëpo në periudha të shkurtëra.
KB Bashkimi në këtë pjesë të sezonit gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 8 fitore e 13 humbje.