Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KB Prishtina do të jetë pjesëmarrëse në European North Basketball League

Gazeta10
30 August 2022 - 15:34

Klubi i basketbollit Prishtina, do të jetë pjesëmarrëse ne turneun European North Basketball League, nëse nuk arrin të kualifikohet në FIBA Europe Cup raporton Gazeta10.

Në FIBA Europe Cup, Prishtina në fazën e parë kualifikuese do të përballet me fituesin e ndeshjes Kalev/Cramo dhe Cedevita Junior.

Nëse nuk arrin që të kualifikohet në FIBA Europe Cup, atëherë klubi më i trofeshëm në historinë e basketbollit kosovar, garat evropiane do ti vazhdojë në European North Basketball League.

European North Basketball League është kompeticioni më i ri i organizuar nga FIBA.

Ky është sezoni i dytë i këtij kompeticioni, ku marrin pjesë 16 ekipe nga tetë vende të ndryshme të Evropës.

Ky është sezoni debutues i skuadrave nga Kosova në këtë kompeticion.

Krahas Kosovës, shtetet që do të debutojnë këtë edicion në këtë turne janë Suedia, Finlanda, Britania e Madhe dhe Izraeli, ndërsa Rusia dhe Bjellorusia janë përjashtuar nga ky turne shkaku i agresionit rus në Ukrainë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.