
Klubi i basketbollit Rahoveci, ka transferuar edhe lojtarin e katërt të huaj për edicionin e ri, raporton Gazeta10.
Bëhet fjalë për basketbollistin amerikan, Devin Johnson, i cili luan në pozitat 2 dhe 3.
Për Johnson është ky viti i 4-të që paraqitet në Evropë, derisa paraqitjet paraprake i pati në ligat elite të Bjellorusisë, Lituanisë dhe së fundmi asaj Çeke.
Më parë Johnson është paraqitur edhe në kolegjin e Universitetit të Torontos, ku mesataren e pikëve për ndeshje e kishte 20 pikë.
Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll starton më 10 shtator. /Gazeta10/