Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KB Trepça përforcohet me basketbollistin amerikan, Will daniels

Gazeta10
10 Janar 2023 - 11:19

Klubi basketbollistik Trepça të martën ka zyrtarizuar transferimin e ri.

Basketbollisti amerikan, Will Daniels, është përforcimi i ri i ‘Xehtarëve’.

Daniels vjen në Kosovë pas një aventure që kishte së fundmi me ekipin uruguajan, Nacional.

Përveç aventurës së tij te Nacional, amerikani ka bërë karrierë edhe në ligat elitare të Letonisë, Izraelit, Qipros, Turqisë, Meksikës, Francës dhe Puerto Ricos.

Po ashtu, basketbollisti i gjatë 203 cm ka luajtur edhe në Euroligë.

Përpos këtij transferimi, ekipi mitrovicas ditëve të fundit ka ndërprerë bashkëpunimin me disa basketbollistë të huaj si Jamel Artis, Adam Grant dhe Cadarian Raines.

Trepça renditet në pozitën e katërt në tabelë në elitën e basketbollit kosovar, ku pas 17 ndeshjeve kanë nëntë fitore e tetë humbje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.