
KB Trepça po vazhdon me përforcimet për edicionin e ri.
Klubi nga Mitrovica ka zyrtarizuar të enjten marrëveshjen me qendrën amerikane, Isiah Manderson.
Për Manderson kjo nuk është përvoja e tij e parë në Kosovë, pasi sezonin e kaluar ai kishte qenë pjesë e Rahovecit.
Njoftimin për transferimin e qendrës amerikane, Trepça e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Kompletojmë transferimin e Isaiah Manderson. Plus (208 centimetra) në ekipë. Kemi angazhuar qendrën amerikane Isaiah Manderson. Manderson i bashkohet TREPÇËS nga Puerto Rico Carolina, derisa në edicionin e kaluar Manderson ka luajtur në Superligën e Kosovës, duke u paraqitur te Rahoveci”, thuhet në njoftimin e klubit mitrovicas.
29-vjeçari është transferimi i pestë i huaj i nënkampionit të Kosovës, pas Bracy – Davis, Isiah Ross, Jordy Tshimanga dhe Van Oostrum.
Trepça e nisi mbarë sezonin e ri duke fituar Superkupën e Kosovës, teksa në fundjavë fillojnë edicionin e ri në Superligë.