Pas vlerësimit të lartë nga UNESCO, vallja tradicionale ”K’cimi i Tropojës” tani është zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit!
Si një sukses historik dhe një nder i madh për kulturën shqiptare, ky vendim vendos Tropojën dhe artin e saj të veçantë në skenën botërore.
“K’cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që ka ruajtur vitalitetin e tij ndër shekuj.
Ai përfshin elementë të artit performues, traditave gojore, ritualeve dhe ngjarjeve festive.
Përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës./Gazeta10