Lajme

‘Ke dështu’ – Arben Gashi i drejtohet Kryeministrit Kurti në 4 vjet qeverisje

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 13:15

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka ironizuar me fjalimin e kryeministrit Kurti në Kuvend.

“Një gjë është e sigurt, kryeministri e ka pas fjalimin më të gjatë në historinë e parlamentarizimit. E pamë si drejtor i një ndërmarrje publike, e pamë si drejtor i spitalit në Pejë, e pamë si drejtor në çerdhe, e pamë si drejtor në stacion të Policisë, asnjëherë si kryministër. Sot si deputet të këtij Kuvendi kemi për detyrë të trajtojmë zotimet e bëra nga qeveria dhe përmbushjen e tyre në sektorët kyç të vendit tonë”, ka thënë Gashi.

Gashi ia kujtoi premtimet që sipas tij, qeveria ka dështuar.

“Kishte premtuar shuarjen e Agjencisë së Privatizimit, privatizimi po vazhdon, kryeministri ka dështuar. Ke dështu me Bankën Zhvillimore. Ka premtuar skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë, nuk është realizuar ke dështu. Ka premtuar revitalizimin e Trepçës nuk është realizuar, ke dështu. Siguria në punë, qeveria premtoi përmirësimin e kushteve të punës, pesëfishimin e inspektorëve, asnjë prej tyre nuk ka ndodhur”, tha Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.