
Këngëtarja e njohur kosovare, Gresa Behluli i është përgjigjur në mënyrë shumë transparente pyetjes në njërën nga sfidat e emisionit Vera10 në Kanal10.
Ajo pas ‘’huqjes’’ së shënimit në sfidën e basketbollit, është pyetur se cilin nga këngëtarët do ta refuzonte për bashkëpunim.
“Ndoshta ata që shajnë në kangë. Nuk shkojnë me stilin tem.”, u përgjigj ajo, duke lënë të nënkuptoj shumë./Gazeta10