Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës

Gazeta10
06 December 2022 - 13:49

Një raport i Komisionit Evropian ku kritikoheshin Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi pse s’i kanë vendosur regjim të vizave Republikës së Kosovës është kritikuar jashtëzakonisht shumë dhe ka nxitur mjaftë debat në Kosovë.

Për këtë kishte reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami. Megjithatë ambasadori Bajrami është lajmëruar edhe një herë sot lidhur me këtë çështje duke treguar se Komisioni Evropian do të përmirësojë raportin meqë aty është shkruar gabimisht se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i vendosin viza Kosovës, raporton Gazeta10.

“Komisioni i BE-së sapo njoftoi se do të korrigjojë Raportin e tij, i cili gabimisht nënkuptonte se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut duhet të vendosin viza për Kosovën”, ka shkruar ambasadori Bajrami.

“Mund të konfirmoj që s’ka ndryshim të pozicionit të Komisionit Evropian. Komisioni mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Për këtë çështje specifike, ne e kemi sqaruar derisa folëm dhe do të lëshojmë raportin e përmirësuar”, ka thënë një zëdhënëse e Komisionit Evropian./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.