Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ke ra prej kalit në magar” – Gashi, Kastratit: Pajtohu me fatin që je në opozitë

Gazeta10
19 December 2023 - 21:26

Farsë politike e ka quajtur qendrimin refuzues të PDK-së ndaj ftesës së presidentes Vjosa Osmani, analisti Blerim Gashi duke debatuar me deputetin Ardian Kastrati në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”.

“A je nervoz që ke ra prej kalit në magar politikisht me e përdor simbolikën nuk te ka faj askush përveç keq-qeverisjes tane”, i ka thënë Gashi, deputetit Kastrati.

Gashi tutje tha që PDK-ja po kërkon konsensus por po i refuzon takimet që bëhen për konsensus.

“Këtë refuzimin jo estetik të Krasniqit ndaj Presidentes ia hup poenat politik te ata që marrin erë prej politikes”, ka thënë Gashi.

Gashi tutje ka thënë se relacionet politike duhet të ndërtohen mbi kapërcimin e inateve që është evidente te një pjesë e opozitës.

“U pajtove su pajtove, zonjës së shtetit duhesh me i shku sepse e humb argumentin themelor, kredibilitetin në paraqitjet publike pastaj”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.