Avokati i Hashim Thaçit, në kuadër të diskutimeve në seancën pregatitore në gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së, Gregory Kehoe, ka këruar nga trupi gjykues një zgjidhje protokollare për dëshmitarët ndërkombëtar që do t’i ftojnë në proces, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se është në kontakt me dëshmitar të lartë ndërkombëtar por të cilët nuk po mund t’i takojë për shkak se nuk po e lejon protokolli.
“Ne kemi qenë në kontakt me dëshmitar ndërkombëtar, të lartë ndërkombëtar, ushtarak, të cilët ishin dakord të na takonin por nuk u bë kjo gjë sepse nuk e lejonte protokolli, prandaj kërkojë që të kemi një zgjidhje për këta dëshmitarë ndërkombëtar të cilët shprehimisht janë pajtuar të na takojnë në banesat e tyre, ju lutem trupit gjykues se në c’formë duhet ta trajtojmë këtë”, ka thënë ai.
Më tej ai ka kërkuar nga ZPS-ja që të njofohet më herët nëse do të heq njerëz nga lista e vet.
“Dhe gjithashtu lidhet me pikën nëse ZPS-ja do të heqë njerëz nga lista e vet të na thotë në kohë të mjaftueshme paraprakisht”, ka thënë ai ndër të tjera.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi qe dy vite ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë nën akuza për krime lufte. / Gazeta10