Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEK e zgjat deri nesër afatin për lidhjen e kontratave me bizneset

Gazeta10
09 June 2025 - 17:09

Korporata Energjetike e Kosovës ka zgjatur afatin për lidhjen e kontratave me bizneset, pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për dalje në treg të energjisë, siç ka thënë për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm.

Afati është zgjatur deri nesër.

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më dt: 10.06.2025”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.