Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEK ndalon Njësinë A4 pas parregullsive teknike

Gazeta10
12 August 2026 - 10:07

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar pas evidentimit të disa parregullsive teknike.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ndalja është bërë më 11 gusht 2026, në orën 00:00, si masë parandaluese dhe në përputhje me kërkesat e sigurisë teknike.

Qëllimi i ndaljes, sipas KEK-ut, është krijimi i kushteve të nevojshme për kontrollin e pajisjeve dhe kryerjen e ndërhyrjeve përkatëse.
“Ekipet profesionale janë angazhuar menjëherë në vlerësimin e gjendjes teknike, identifikimin e shkakut dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për eliminimin e problemit”, thuhet në njoftim.

KEK ka bërë të ditur se Njësia A4 do të rikthehet në operim pas përfundimit të kontrolleve dhe ndërhyrjeve teknike, si dhe pasi të konfirmohen kushtet e sigurta për funksionim.

Korporata ka njoftuar se për zhvillimet e mëtejshme dhe kohën e rikthimit të njësisë në operim do të informojë publikun me kohë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.