Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEK: Ngritet siguria e operimeve në njësitë prodhuese

Gazeta10
08 November 2022 - 13:52

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik (BVEE), dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, raporton Gazeta10.

Siç bën të ditur KEK-u nëpërmjet një kumtese, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor prej 8 ditësh, nga sot deri me datën 15 nëntor.

Gjatë kësaj periudhe po sipas BVEE-së, KEK-u do të operoj me njësitë A3=125 MW/h, A4=125MW/h dhe B1=250MW/h.

Gjithashtu nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MW/h energji termike, varësisht nga kërkesa e Termokosit./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.