
Njësia B2 e Termocentralit Kosova B pritet të rikthehet në operim mëngjesin e së hënës, më 26 tetor 2026, pas sanimit të defektit teknik.
Sipas Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), sanimi i defektit pritet të përfundojë deri të dielën në mbrëmje, ndërsa ekipet teknike janë duke punuar me dinamikë të përshpejtuar për ta rikthyer njësinë në funksion.
Sipas KEK-ut, rikthimi i bllokut në operim parashihet të realizohet brenda rreth dy ditësh nga ndalja e kontrolluar e tij