Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Kemi mjetet e siguruara për paga deri në muajin qershor të 2024-tës” – Kolgeci: I falenderojmë donatorët

Gazeta10
09 October 2023 - 0:04

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës, kombëtares së Kosovës dhe rreth Ligës së Parë.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Lulzim Kolgeci, Jeton Gashi, Avni Haxhiu dhe Betim Qerkini.

“Pagat te klubi i Suharekës ipen gjithmonë me datën 27, maksimum 28 të muajit, gjithashtu konfirmoj se kemi mjetet e siguruara për paga deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm” – tha ai.

Në diskutim e sipër, ai shfrytëzoi të falenderojë ata që po i ndihmojnë klubit të Suharekës.

“Jemi shumë të organizuar në çdo aspekt, krejt kjo edhe falë donatorëve, të cilët po na ndihmojnë për së tepërmi, duke bërë që lojtarët mos të kenë probleme rreth pagave” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.