Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kenia i njeh pasaportat e Kosovës

Gazeta10
23 March 2023 - 14:46

Kenia i ka njohur pasaportat e Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

“Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, tha Pacolli.

Postimi i plotë:

Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportes së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.