![](https://gazeta10.com/wp-content/themes/kanal10-design/logo/kerkom.png)
Mohamed Salah, protagonist i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm në Premierligë me Liverpoolin e Arne Slotit, e “dënoi” edhe Manchester Unitedin duke e konsoliduar primatin e tij në renditjen e Këpucës së Artë.
Ylli egjiptian i ka realizuar 18 gola, ndërsa i ka 36 pikë.
Prapa tij gjendet Robert Lewandoëski i Barcelonës, të cilin e barazoi Erling Haalandi i Manchester Cityt, me nga 32 pikë.
Pas tyre gjendet suedezi Victor yokeres, i cili i ka shënuar 21 gola, por që ka koeficient më të vogël pasi nuk luan në njërin prej pesë kampionateve më të fortë në Evropë, pasi në të kundërtën do të ishte i pari.
Mateo Retegui e Marcus Thuram, golashënuesit më të mirë në Serie A me nga 12 pikë, gjenden përpara yjeve si Kylian Mbappé, Jonathan David e Raphinha.