Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Keqtrajtuan gruan në “Shtëpinë e të moshuarve”, tre të arrestuar në Gjilan

Gazeta10
04 March 2023 - 9:37

Dje policia në Gjilan ka arrestuar tre persona – dy burra dhe një grua.

Ata dyshohen për kryerje të veprës “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, ndaj një gruaje të moshuar ku thuhet se e kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë të paligjshme.

“Të dyshuarit kinse kanë hapur një ‘Shtëpi për të moshuar’, ku për qëllim të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj  kanë paguar 1,000 euro për muaj”, thotë njoftimi.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.