Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kërcënimi ndaj nënkryetares së Leposaviqit, Sveçla: Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund

Gazeta10
06 June 2023 - 13:19

Ministi i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook ka shprehur brengosjen e tij për gjendjen në veri.

 Sveçla ka thënë se para dy ditësh është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit znj. Dragana Miletic.

“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojne. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit”, ka shkruar Sveçla.

Po ashtu ka thënë se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.