
Një 34-vjeçar me inicialet A.A. është arrestuar sot në Suharekë, pasi dyshohet se e ka kërcënuar me sëpatë një deputet të Kuvendit të Kosovës dhenjë roje të Parkut Nacional në Suharekë, raporton Gazeta10.
Deputeti i LVV-së, S.Z është kërcënuar në një fshat të komunës së Suharekës, pasi që kishte hasur në dy persona duke bartur dru në mënyrë të jashtëligjshme.
Deputeti e kishte raportuar rastin në Policinë e Kosovës.
Sipas, raportit të policisë deputeti S.Z dhe roja i Parkut Nacional janë kërcënuar me sëpatë, e më pas të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Megjithatë, njëri prej të dyshuarve A.A 34-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës, për të cilin ekziston dyshim i bazuar për kërcënim./Gazeta10