Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kërkohet heqja e akcizës për derivate dhe heqja e TVSh-së

Gazeta10
19 March 2023 - 19:26

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Deputetët e opozitës kanë vlerësuar se Qeveria e Kosovës po bënë shumë pak për t’i ndihmuar bizneset private në Kosovë. E për t’iu dalë në ndihmë, ata kanë propozuar heqjen e akcizës për derivate dhe TVSH-në, në mënyrë që të ulën çmimet të cilat e kanë rënduar jetën e qytetarëve.

Heqja e akcizës për produktet e naftës dhe heqjen e TVSH-së për produktet bazë, po shihet si alternativë e vetme për uljen e çmimeve në treg.

Sipas partive opozitare, jeta e qytetarëve, pas rritjes së inflacionit dhe çmimeve, është bërë e papërballueshme.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu,  ka thënë se si pasojë e kësaj krize qytetarët po zgjedhin ikjen nga Kosova, teksa ka akuzuar Qeverinë për mos ndërmarrje të masave të duhura.

Propozime për zbutjen e krizës Qeverinë ka dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas AAK-së Qeveria ka bërë shumë pak për të i ndihmuar bizneset private sidomos në kohën kur ata po përballën më krizën më të thellë ekonomike.

Tutje deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti dhe njerëzit e tij që të dalin në terren dhe ta shohin situatën.

Për këtë kërkesë të opozitës, nuk kanë folur nga partia në pushtet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.