Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit

Gazeta10
30 Janar 2026 - 16:55

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona.

Sipas njoftimit, fjala është për katër Komisionerë të dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” dhe një në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit Zgjedhor KKZ Prizren, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Nga ora 14:00, deri në ora 16:00, kanë përfunduar tre (3) seanca dëgjimore, kurse seanca  e 4-të dëgjimore, do të mbahet në orët në vijim”.

“Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilojë vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren, dhe do të njoftojmë mediat për vendimet e Gjyqtarit të procedurës paraprake”, u tha në njoftimin e GjTh të Prizrenit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.