
Një delegacion i Luginës së Preshevës, sot është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.
Lajmin e ka bërë të ditur, Presidenca e Kosovës.
Sipas njoftimit, presidentja Shiroka Pula i përgëzoi për bashkimin në një listë të përbashkët zgjedhore, të emërtuar “Koalicioni Shqiptar”, në të cilën janë bashkuar tetë subjekte politike shqiptare për të garuar së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Serbisë, që do të mbahen më 25 tetor 2026.
Ajo u uroi sukses në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit politik për përfaqësimin sa më të fuqishëm të shqiptarëve në institucionet e Serbisë.
Postimi i plotë: